Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 29 raste të reja me Covid-19.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, ndërkohë që është njoftuar për shërimin e tre pacientëve.

Konfirmimi i rasteve ka ardhur pas testimit të 619 mostrave.

Aktualisht, në gjithë vendin janë 441 raste aktive me Covid-19.