Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja me COVID-19.

Sipas autoriteteve shëndetësore nuk është shënuar asnjë viktimë.

Gjatë kësaj kohe nga koronavirusi janë shëruar 27 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 545.