Arqipeshkvi i Shkodrës, Angelo Massafra është infektuar me koronavirus. Massafra ka shfaqur fillimisht disa shqetësime shëndetësore, kryesisht temperaturë, por aktualisht gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme.
Në njoftimin zyrtar të KISH-it, thuhet se Imzot Massafra do të transferohet për një mjekim më të specializuar në Spitalin “Miulli di Acquaviva delle Fonti” (Bari-Itali).