Koronavirusi i ka marrë jetën kryetarit të Këshillit Bashkiak në Kavajë, Ramazan Cara. Bëhet me dije se prej 3 javësh, Cara ishte i shtruar në Tiranë, ku fatkeqësisht ka humbur jetën.  Lajmin për ndarjen nga jeta të Carën e ka bërë të ditur kryebashkiaku Redjan Krali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Krali ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikut të tij, siç e quan ai.

“Tepër e hidhur është ikja jote sot, për secilin nga ne që pati fatin të të njihte. Të të njihte zemrën e butë, urtësinë e mendimit, besnikërinë e një miku të rrallë.Nuk ka ngushëllim kjo humbje për familjen tënde; Zoti i dhëntë durim dhe forcë”, shkruan kryebashkiaku.