Aktori i njohur Guljelm Radoja ka ndërruar jetë për shkak të Covid-19. Mësohet se aktori ishte futur në intubim në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet që prej ditës së djeshme por nuk ka mundur të mbijetojë. Gjendja e artistit ishte rënduar pasi i janë prekur mushkëritë.

Artisti Guljelm Radoja ka luajtur në të gjitha skenat teatrore në vend. Në kinematografi është angazhuar në rreth 30 role, ku ndër më të rëndësishmit është ai i Petro Nini Luarasit te filmi “Kush vdes në këmbë” apo edhe te “Gjurma”, “Mësonjëtorja”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Kolonel Bunker” etj. Ai ishte nderuar me titullin “Artist i Merituar”.