3.4 milionë njerëz kanë humbur jetën nga Covid-19 në të gjithë botën që prej fillimit të pandemisë. Sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, janë konkretisht janë 3,487, 480 viktima nga koronavirusi.

Rastet totale të infektimit janë 167,996,661, ndërsa në të gjithë botën janë shëruar 149,336,256 persona nga Covid-19. Deri më tani janë administruar mbi 1 miliard e 670 milionë doza të vaksinës anti-Covid.

Shtetet e Bashkuara mbeten në krye të renditjes së vendeve me më shumë raste konkretisht 33,143,246 dhe më shumë viktima 590,529, pasuar nga India me 26,752,447 raste dhe 303,720 viktima, në vendin e tretë është Brazili me 16,120,756 raste të infektimit dhe 449,858 viktima, kurse në vend të katërt renditet Franca me 5,667,331 raste dhe 108,819 viktima.