Pas testimit të 608 mostrave, Kosova ka regjistruar 71 raste të? reja me koronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve është regjistruar një viktimë, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në Kosovë në 601.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 199 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa rastet aktive aktualisht janë 2,378.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14,763 persona, nga të cilët 601 nuk e kanë mposhtur dot virusin.