COVAX ka publikuar zyrtarisht planin paraprak të shpërndarjes së vaksinave anti-Covid Pfizer dhe AstraZenca, ku përfshihet edhe Shqipëria.

141 mijë e 600 doza të vaksinës AstraZeneca pirtet të përfitojë Shqipëria vetëm nga COVAX. Në total aleanca parashikon të shpërndajë 1.2 milionë doza.

Do të jenë 240 milionë doza të AstraZeneca, si dhe 60 milionë të tjera nëpërmjet Gavi që do të jepen deri në qershor për dhjetëra vende, përfshi Shqipërinë dhe Kosovën.

Kjo e fundit planifikohet të përfitojë 100 mijë e 800 doza të AstraZeneca.