Zgjedhja për t’i dhënë Eriksen një shans të ri duke e vendosur atë si playmaker përpara mbrojtjes është gjithçka përveç një veprim i guximshëm. Përtej arsyeve që e shtyjnë Conte në këtë rishikim taktik (i lidhur edhe me faktin se për momentin nuk ka skuadra të gatshme të shpenzojnë shifrat që Inter dëshiron për danezin), ndeshja e Kupës së Italisë duket mundësia e duhur për të provuar eksperimentin.

Prania e tij në skuadër e bindi Conte të adaptojë strukturën e ekipit të tij duke u përpjekur të shohë nëse ekipi do të ishte në gjendje të mbështeste dhe të duronte një fantazist. Eksperimenti dështoi. Forca sulmuese e Interit, që nga gushti i vitit 2019, ka qenë gjithmonë e orientuar në topat vertikalisht, ku mesfushorët kërkojnë kombinimet e dy sulmuesve. Me Eriksen në atë rol “gjithëpërfshirës”, loja duhej të kalonte nëpër këmbët e tij, duke bllokuar manovrën e zikaltërve.

Si një gjysëm anësor danezi nuk u mor kurrë në konsideratë. Në idetë e Contes, ai rol mbulohet nga mesfushorë që janë në gjendje t’i japin epërsi numerike në krahë dhe të hyjnë në zonë me kohën e duhur. Vrapim, shpejtësi dhe rezistencë, duke qenë se, pasi humbet topin, ekziston nevoja për t’u vendosur përsëri në linjë me anëtarët e tjerë të repartit qendror.

Në karrierën e tij, danezi i ka provuar të gjithë. Luajti mesfushorin e majtë në 4-3-3, anësorin e krahut në 4-4-2, mesfushorin ofensiv në 4-2-3-1 dhe atë më të decentralizuar (i shoqëruar me Alli tek Tottenham i Pochettino) në 4-3-2-1. Gjithashtu ka luajtur edhe para mbrojtjes, megjithëse i mbështetur nga një shok skuadre në repartt. Roli i regjistit është vetëm një eksperiment tjetër në karrierë. Sidoqoftë, ai i ka të gjitha cilësitë: vizionin e lojës, aftësinë për të tërhequr presionin dhe më pas të clirohet nga topi dhe teknikën e padiskutueshme individuale. Nëse do të dijë të shtojë cilësitë e domosdoshme të lidershipit, mund të bëhet një playmaker mëse bindës.