Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Çollaku, në ditën e Flamurit ka kujtuar se ky është nëntori i dytë që ish-krerët e UÇK’së i gjen ”padrejtësisht” në Hagë, transmeton Gazeta Metro.
Ai ka thënë se historia botërore nuk na ka mësuar se ndonjë popull ose shtet është krijuar si rezultat i të ashtuquajturës ”ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Përderisa, i ka quajtur të ”dështuara” përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK’në dhe dhe luftën e saj për pavarësi të Kosovës.
”Kosova nuk përbën përjashtim nga kjo e vertetë historike. Prandaj, të mjera dhe të dështuara do të mbesin përpjekjet për ta kriminalizuar UÇK-në, luftën e saj të drejtë për liri dhe pavarësi të Kosovës. Urime 28 Nëntori, Dita e Flamurit kombëtar,” ka shkruar Çollaku.
Kujtojmë që ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi të shtunën vizitoi në Hagë ish-udhëheqësit e UÇK’së së bashku me kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqi dhe anëtarin tjetër të kryesisë, Bernard Nikaj. /gazetametro.net
Postimi i plotë: