xhiha

SHBA-Kur ekzekutori që i preu kokën gazetarit amerikan James Foley u vërtetua se ishte një londinez, ish-reper tanimë i konvertuar në xhihad, doli në dritë një problem dhe më i madh që tronditi botën. Të rinj të konvertuar në myslimanë dhe më pas që kanë përqafuar xhihadin nga perëndimi, Amerika dhe Britani ndodhen në Irak, Siri dhe luftojnë duke prerë koka njerëzish në emër të xhihadit.

CNN publikon një listë me numrin e të rinjve nga shtete të ndryshme të botës që kanë rendur drejt vendeve ku po zhvillohet një luftë apokaliptike me vrasje horror që publikohen përmes videove në internet.

CNN rendit 25 vende, mes tyre me një numër të konsiderueshëm dhe Kosova ku rreth 100-120 të rinj janë rekrutuar në forcat e xhihad dhe vrasin në emër të tij.

Sipas listës, mbi 11 mijë persona në mbarë botën kanë udhëtuar drejt Sirisë, disa dhe janë krhyer në shtëpitë e tyre, disa janë vrarë dhe disa vijojnë të qëndrojnë në radhët e ekstremistëve.
Sic vihet re dhe në listë, vendet që rekrutojnë më shumë të rinj në xhihad janë nga vendet me popullsi myslimane, si vende arabe, Tunizia, Maroku, por nuk mbeten pas vende, si Gjermania me 300, Franca që numëron 700 persona xhihadistë.

harta e cnn