Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë, thekson Henrik Böhme. Ndër të paktat gjëra i bëjnë gjermanët të humbasin qetësinë janë çmimet e larta të benzinës dhe naftës. Çmimi i naftës së fundmi është rritur më shumë se kurrë më parë, pritet që së shpejti këtë ta pasojë çmimi i benzinës. Së shpejti ndoshta do të përmbushet një ëndërr e vjetër e Të Gjelbërve..se çmimi i benzinës duhet të kushtojë 5 marka litri, kështu e vendosën dikur Të Gjelbrit në një kongres të tyre para 23 vjetësh, për ta bërë përdorimin e automjetit tek gjermanët të papërballueshëm. Por ky hap nuk u prit mirë, me zor atëherë kjo parti ia doli të hynte në Bundestag.

Corona dhe çmimet e larta

Kthesë energjitike po, por  si duhet

Kjo nuk vlen vetëm për Gjermaninë, por për shumicën e vendeve. Ende shumica e njerëzve kanë automjete me motor me lëndë djegëse, ata ngrohin me gaz apo vajguri, dhe nga priza vjen energji elektrike nga qymyri. (Kina kërkon të rivendosë në punë 150 miniera qymyri.) Vetëm se ne në Gjermani kemi pretendimin absurd, t’iu tregojmë të tjerëve, si duhet bërë. Të shpresojmë, që nuk na e imiton njeri atë që ne e quajmë kthesë energjitike. Sepse deri tani ajo ka kushtuar një sasi gjigande parash, por një trase energjitike, që sjell rrymën e prodhuar nga turbinat e erës nga veriu në jug nuk e kemi ende. Pjesa e energjisë së rigjenerueshme në përdorimin bruto të energjisë në Gjermani është vetëm 17%. (Për krahasim në Suedi është 56%.)

E çdo ndërtim turbine duhet të kalojë njeherë nëpër procese gjyqësore. Të mos harrojmë: një kthesë energjitike bëhet vetëm kur mbështetet nga populli. Kush duhet të përdorë automjetin, në vitet e ardhshme, duhet të fusë duart thellë në xhepa, ose blen një automjet elektrik (të subvencionuar nga shteti). Kreu i Volkswagenit, Diess personalisht e ka llogaritur, se do të jetë 50% më e shtrenjtë të përdorësh një automjet me motor djegës se një elektroauto. Edhe ngrohja në dimër do të kushtojë më shumë. E këtë nuk e paguan dot gjithkush. E që të çmimi i energjisë të mos bëhet përçarës i shoqërisë, duhet që të ketë një kompensim për më të dobtit. Nuk duhet të mbesë premtim elektoral që mbrojtja e klimës të jetë sa më sociale. Kjo do të jetë pika ku do të matet puna e qeverisë së ardhshme.

Boehme Henrik Kommentarbild App
Henrik Böhme

Më shpejt më shumë energji të re

Ajo që duhet menduar me urgjencë në Gjermani është, nëse rruga e duhur që të ecet përpara me daljen nga energjia e qymyrit me daljen njëkohësisht nga energjia atomike vitin e ardhshëm. Mbyllja e boshllëkut të energjisë do t’i kushtonte Gjermanisë emetime shtesë prej 50-70 milionë tonë të CO2, ose Gjermania blen energji atomike nga Franca. Edhe kjo nuk është zgjidhje. Atëherë çfarë mbetet të bëhet? Qeveria e ardhshme duhet të jetësojë atë që do të fiksojë në letër në fund të bisedimeve paraprake të koalicionit, e që mund të bëhet pikë delikate në bisedimet për krijimin e qeverisë. Zgjerimi i energjive të rigjenrueshme duhet të ecë shumë herë më shpejt përpara, në mënyrë që në perspektivë të vihet nën kontroll kriza energjitike. Ndryshe energjia do të bëhet e papagueshme, me pasoja të paparashikueshme./DW