Ata ka kohë që nuk kanë sjell ndonjë projekt të ri për fansat dhe admiruesit e muzikës së tyre.


Bëhet fjalë për dyshen e famshme të estradës, Ghetto Geasy dhe Majk, të cilët duket se po rikthehen me një prurje të re.

 

Ka qenë Kastriot Rexha ai i cili ka shpërndarë një postim në InstaStory, nga i cili duket se ka bërë me dije se janë në xhirime të videoklipit të radhës.

 

 

“Rap Deniro dhe Al Pacino”, ka shkruar ai sipër kësaj fotografie ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për ndjekësit.

 

Majk këtë periudhë ka qenë më aktiv si solo artist, duke sjell disa këngë që u mirëpritën në masë të madhe nga publiku.

E fundit e përbashkët e tyre mbetet “Mëkati Jem” e lansuar në tetor të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn.

 

Projekti në fjalë deri më tani ka marrë afro 10 milionë klikime në platformën YouTube.