Cili

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga aktualisht mban rekordin për klikimet në youtube këtë vit sa i përket festivalit të “Këngës Magjike”.

Ajo është prezantuar me baladën “Nuk e di pse më do” të punuar nga Elgit Dodoa dhe me tekst të Olti Currit. Kënga për 3 javë ka arritur të grumbulloj plot 321.000 klkime në youtube, gjë që e bën këngën më të pëlqyer deri tani.

Klkikimet kanë rëndësi në këtë festival pasi prej tyre varet edhe çmimi i Internetit, por jo vetëm nga youtube por edhe nga votat që publiku i jep në websajtin zyrtar të Këngës Magjike. Këtë çmim këtë vit pritet ta fitoj këngëtarja Genta Ismajli.

Por jo vetëm nga publiku është pëlqyer kënga e Çiljetës, ajo ka arritur të marrë komente të mira dhe lavdata edhe nga koleget e saj. Soni Malaj është një ndër to e cila i ka uruar fitoren asaj në “Këngën Magjike”.