Në Nyon është hedhur shorti i fundit për kompeticionet Europiane, duke qenë se skuadrat e kualifikuara në Champions, Europa League dhe Conference League kanë njohur rrugëtimin e tyre deri në finale. Goglat kanë qenë me “fat” për Liverpool dhe Bayern Mynih, të cilët kanë gjetur përballë përkatësisht Benfikën dhe Villarrealin. Dy ndeshjet e tjera që përfundojnë çerekfinalet do të jenë ndeshjet e mëdha Chelsea-Real Madrid dhe Manchester City-Atletico Madrid.

Pavarësisht tre spanjolleve dhe tre anglezeve në tetë më të mirët, asnjë derbi nuk doli nga shorti i Nyon. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel, ka pranuar se ishte “mirë” për ekipin e tij që të shortohej kundër një klubi jo-anglez në çerekfinalet e UEFA Champions League. Blues kanë një rekord të jashtëzakonshëm në ndeshjet direkte kundër Realit, pasi nuk kanë humbur kurrë ndaj tyre në pesë ndeshje. Por Tuchel reagoi ndaj shortit duke e quajtur: “I vështirë.

“Sfida nuk mund të jetë më madhështore se të luash një ndeshje kthimi në Bernabeu me spektatorë. Por është një sfidë e madhe dhe ka gjithashtu shumë pritshmëri rreth kësaj ndeshje. Kështu që ne e dimë se çfarë po vjen dhe do të jetë një ndeshje emocionuese dhe një sfidë e vështirë”, tha Tuchel. Ndeshja e dytë mund të zhvendoset në Stamford Bridge, me UEFA që pritet të ndryshojë fushat për t’u siguruar që nuk do të përplaset me Man City vs Atletico.

I pyetur nëse ishte e rëndësishme të shmangeshin klubet angleze, Tuchel u përgjigj: “Jo e rëndësishme, por gjithmonë e bukur. Për shkak se janë netë evropiane, është gjithmonë bukur të luash me ekipet evropiane dhe ndoshta jo në këtë fazë me skuadrat që luan tashmë kaq shumë herë në ndeshjet e kampionatit”.

CHAMPIONS, SHORTI I ÇEREKFINALEVE

CHELSEA-REAL MADRID (6 prill e 12 prill)
MANCHESTER CITY-ATLETICO MADRID (5 prill e 13 prill)
VILLARREAL-BAYERN MONACO (6 prill e 12 prill)
BENFICA-LIVERPOOL (5 prill e 13 prill)

CHAMPIONS, SHORTI I GJYSËMFINALEVE
Gjysëmfinale 1: Fituesja e City/Atletico Madrid vs Fituesja Chelsea/Real Madrid
Gjysëmfinale 2: Fituesja Benfica/Liverpool vs Fituesja Villarreal/Bayern Mynih

EUROPA LEAGUE, SHORTI I ÇEREKFINALEVE

LEIPZIG-ATALANTA
EINTRACHT FRANCKFURT-BARCELLONA
WEST HAM-LYON
BRAGA-RANGERS

EUROPA LEAGUE, SHORTI I GJYSËMFINALEVE
Gjysëmfinale 1: Fituerja Leipzig/Atalanta vs Fituesja Braga/Rangers
Gjysëmfinale 2: Fituesja West Ham/Lyon vs Fituesja Eintracht Franckfurt/Barcellona

CONFERENCE LEAGUE, SHORTI I ÇEREKFINALEVE

BODO/GLIMT-ROMA
FEYENOORD-SLAVIA PRAGA
MARSEILLE-PAOK
LEICESTER-PSV

CONFERENCE LEAGUE, SHORTI I GJYSËMFINALEVE
Gjysëmfinalja 1: Fituesja e Leicester-PSV vs Fituesja Bodo/Glimt-Roma
Gjysëmfinalja 2: Fituesja Feyenoord-Slavia Praga vs Fituesja Marseille-Paok