Pas rezultateteve të rëndësishme të një dite më parë, tani është radha e katër grupeve të tjera për të zbritur në fushë në tentativë për të siguruar (ata që nuk e kanë bërë ende) kualifikimin në 1/8 e kompeticionit. Vëmendjen e merr përplasja e madhe e Etihad ku Manchester City e PSG përplasen për kreun e grupit. Vendimtare edhe për Milan, që nëse në Wanda Metropolitano nuk fiton del jashtë Europës.

GRUPI A
Vendi i parë përcaktohet në Etihad, sidomos nëse skuadra që fiton është Manchester City. Skuadra e Guardiolës me 9 pikë, një mbi PSG, do të kërkojë të ruajë pozitat kur dy skuadrat të jenë përballë. Në fakt, parisienët shpresojnë shumë në moralin që i jep fitorja e ndeshjes së parë, për më tepër që edhe këtë herë janë të gatshëm të nxjerrin në fushë tridhëmbëshin e frikshëm Messi-Neymar-Mbappe. Skuadra e Pochettinos ka nevojë për një fitore për të bërë rrokadën në renditje, ndërsa Brugge, që pret në shtëpi Leipzig, bën tifo për Citizens, në mënyrë që të tentojë në ndeshjen e fundit të nxjerrë jashtë loje PSG e sheikëve dhe ekipin e kuotuar për triumfin final.

GRUPI B
Liverpool ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup e megjithatë fatet e të katër skuadrave janë të kryqëzuara. Për vendin e dytë luhet në Anfield e në Madrid, sepse një fitore e portugezëve do ti lejonte të ruanin vendin e dytë kualifikues. Në të gjithë skenarët e sfidës mes Atleticos dhe Milan pritet një favor nga Reds që të bllokojnë luzitanët, në mënyrë që fituesit e 90 minutave në Wanda Metropolitano të parakalojnë Porton ose të mbërrijnë zonën Europa League. Spanjollët e Simeones kanë 4 pikë, një më pak se luzitanët, ndërsa Milan me vetëm 1.

GRUPI C
Me pikë të plota Ajax ka siguruar gjithcka kur të vizitojë Turqinë, për tu ndeshur me Besiktas. Bardhezinjtë nuk kanë asnjë objektiv duke qenë se janë me zero pikë, ndërsa pritshmëritë janë në ndeshjen tjetër, ku Sporting do të presin Dortmund. Gjermanët rrezikojnë seriozisht, duke qenë se janë me 6 pikë aq sa luzitanët dhe do të luajnë në transfertë. Barazimi gjithësesi do të mbante të kualifikuar Borussian.

GRUPI D
Tre skuadra në lojë për dy vende. Real Madrid do të udhëtojë në shtëpinë e Sheriff të vendit të tretë, port ë dy ndahen vetëm nga tre pikë dhe moldavët do të kishin avantazhin e dy fitoreve përballë gjigantëve spanjollë. Ndërkohë Inter, në ndeshjen tjetër me Shakhtar, duhet të fitojë për të qendruar në vendin e dytë, ose në rast të një ndalese të merengues, të kërcente në krye të grupit me një ndeshje ende për tu luajtur.

Group A Champions League
21:00 Club Brugge – RB Leipzig
21:00 Manchester City – Paris Saint-Germain
Group B Champions League
21:00 Atletico Madrid – AC Milan
21:00 Liverpool – FC Porto
Group C Champions League
18:45 Besiktas – Ajax
21:00 Sporting CP – Borussia Dortmund
Group D Champions League
18:45 Inter – Shakhtar Donetsk
21:00 FC Sheriff – Real Madrid