Parashikimi i të ardhurave për formatin e ri të Champions që debuton në periudhën trevjeçare 2024-27 ishte për shumën e pesë miliardë eurove, por shifrat me siguri do të rishikohen me rritje. Dje, në fakt, UEFA dhe ECA mbyllën një marrëveshje shumë të pasur për shitjen e të drejtave televizive të turneut: shifrat nuk janë zyrtare por duhet të jenë mbi 1.5 miliardë në gjashtë vjet (deri në 2030), që do të thotë dyfishi i vlerës së kontratës së fundit.

Sipas asaj që bëhet e ditur, kanë qenë Paramount dhe CBS ata që siguruan të drejtata televizive të transmetimit të kompeticionit, duke triumfuar ndaj Amazon. E duhet të shiten ende të drejtat e transmetimit në gjuhën spanjolle, të cilat duhet të sjellin të paktën gjysmë milioni të tjera të ardhura. Finalja Real Madrid-Liverpool 2022 pati pothuajse 3 milionë shikues e kjo nuk është gjë tjetër vecse një tjetër goditje për ambiciet e Super League.