Me përplasjen të bllokuar në 1-1, Juventus dhe Villarreal shkojnë përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e kthimit të 1/8 të Ligës së Kampionëve në Allianz Stadium. Të dëshpëruar për të shmangur eleminimin e tretë radhazi në 1/8 e kompeticionit në fushën e shtëpisë, djemtë e Massimiliano Allegrit zbresin në fushë të pamposhtur në 12 ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet (F8, B4). Me besimin e Juventus të ndezur pas një fitoreje 3-1 në Serie A kundër Sampdorias në fundjavë, Villarreal do të ketë të vështirë t’i mundë në Stadium për të arritur në çerekfinale.

JUVENTUS
Nënshkrimi simbol i janarit i Juventusit, Dusan Vlahovic, shijoi një debutim ëndrrash në Ligën e Kampionëve pasi iu desh më pak se një minutë në paraqitjen e tij të parë në kompeticion për të hapur llogarinë e golave. Sulmuesi i fuqishëm serb, i cili u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë, në sfidën e luajtur në Ferraris, ka shënuar në katër nga shtatë startimet e tij për kampionët rekordmenë të Serie A. Allegri do t’i drejtohet golashënuesit të tij prolifik për të ruajtur formën e mirë të Juventusit në dhjetë ndeshjet kundër klubeve spanjolle në futbollin evropian (6F, 2B, 2H), së bashku me një rekord të shkëlqyer prej 14 ndeshjesh në shtëpi kundër vizitorëve të La Ligës (F8, B4, H2). Që nga transferimi në Allianz në vitin 2011, bardhezinjtë kanë humbur vetëm pesë nga 49 ndeshjet e tyre evropiane në Torino (F32, B19), duke e kthyer stadiumin e tyre në një fortesë.

VILLARREAL
Villarreali ka treguar luhatje që nga barazimi i ndeshjes së parë në La Ceramica (F2, H1), duke përfshirë dy rezultate 1-0 (F1, H1) në dy daljet e tyre të fundit në La Liga. Kampionët në fuqi të Ligës së Evropës u kualifikuan në fazën me eleminim direkt të Champions League si vendi i dytë në Grupin F, me gjashtë nga dhjetë pikët e tyre të grupit që erdhën në transfertë. Përveç humbjes 2-1 ndaj Manchester United, djemtë e Unai Emery fituan dy ndeshjet e tjera të Grupit F jashtë fushe me rezultatin e përgjithshëm 7-3, duke shënuar 3+ gola në të dyja rastet. Megjithatë, triumfet ndaj Young Boys dhe rivalëve të tjerë italianë të Juventusit, Atalantas, e kanë cuar vetëm në tre numrin e fitoreve në 12 ndeshjet e fundit të Villarrealit jashtë fushe në Ligën e Kampionëve (D4, H5).

TË REJAT NGA SKUADRAT
Weston McKennie dhe Federico Chiesa janë të padisponueshëm pas dëmtimeve afatgjata, ndërsa Allegri ka rikuperuar Giorgio Chiellinin dhe Paulo Dybala për ndeshjen me Villarreal. Argjentinasi do të nisë nga pankina, ndërsa akoma me probleme është Bonucci.

Alberto Moreno, Ruben Pena dhe Paco Alcacer do të mungojnë të gjithë me dëmtime, ndërsa Raul Albion mbetet në dyshim pasi një problem muskulor e detyroi atë të dalë nga fusha në pushim të ndeshjes kundër Celta Vigos në fundjavë.

Formacioni i mundshëm i Juventus:

(4-4-2): Wojciech Szczesny; Danilo, Giorgio Chiellini, Mathijs de Ligt, Alex Sandro; Juan Cuadrado, Arthur, Manuel Locatelli, Adrien Rabiot; Dusan Vlahovic, Alvaro Morata.

Formacioni i mundshëm i Villarreal:

(4-2-3-1): Geronimo Rulli; Serge Aurier, Aissa Mandi, Pau Torres, Alfonso Pedraza; Manu Trigueros, Dani Parejo; Samuel Chukwueze, Giovani Lo Celso, Pervis Estupinan; Arnaut Danjuma.

LILLE vs CHELSEA
Chelsea e ka një këmbë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pasi arriti një fitore 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Lille në Stamford Bridge tre javë më parë. Kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve udhëtojnë në Stade Pierre-Mauroy duke mbrojtur një epërsi të konsiderueshme me dy gola kundër Les Dogues, që janë perfeksionuar në mbrojtje. Që nga dështimi në Londër, Lille ka aktivizuar sistemin e tyre të mbrojtjes, duke bërë tre ndeshje të njëpasnjëshme në Ligue 1 pa pësuar asnjë gol (F2, B1). Mbrojtja e fortë e skuadrës franceze mund të mos shërbejë për shkak të problemeve në rritje në shënimin e golave ( që i duhen për të përmbysur humbjen) që i kanë parë ata të barazojnë pa gola në tre nga pesë ndeshjet e fundit konkurruese.

LILLE
Pavarësisht se përjetoi një fillim prej tre ndeshjesh pa fitore në rrugëtimin e tyre në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve (B2, H1), Lille e mbylli gjithësesi në krye të Grupit G, duke lënë pas Sevillan, Ëolfsburg dhe Red Bull Salzburg. Argëtimi ka qenë relativisht i rrallë në Stade Pierre-Mauroy këtë sezon europian, pasi dy nga tre ndeshjet e Lille në grupin e Ligës së Kampionëve përfunduan 0-0, duke marrë vetëm një fitore 1-0 ndaj Salzburgut në ndeshjen 5. Përpara se të bënte tre fitore radhazi nga ndeshja 4 në atë 6, Les Dogues kishin bërë dhjetë ndeshje të Champions League pa fitore (B3, H7). Triumfi i lartpërmendur ndaj Salzburgut shënoi fitoren e dytë të Lille në 19 daljet e fundit evropiane në shtëpinë e tyre (B9, H8), që përmbledh me pak fjalë statusin e tyre të brishtë në këtë duel.

CHELSEA
Chelsea vuajti kundër Newcastle United në fundjavë, kur Kai Havertz shënoi golin fitues në minutën e 89 për t’i dhënë Blues një fitore 1-0 në Stamford Bridge, duke e çuar në katër serinë e tyre të fitoreve në të gjitha kompeticionet. Pavarësisht se përfunduan pas Juventusit në Grupin H, djemtë e Tuchel kanë humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet e tyre të Ligës së Kampionëve këtë sezon (F4, B2, H1). Një disfatë 1-0 ndaj Juventusit në ndeshjen e dytë në fillim të këtij sezoni ishte vetëm humbja e katërt e Chelsea në 27 ndeshjet e fundit në Ligën e Kampionëve (F17, B6). Forma mbresëlënëse e tyre në Ligën e Kampionëve, së bashku me një seri prej vetëm dy humbjesh në 20 ndeshjet e tyre të fundit jashtë fushe në futbollin evropian (F13, B5), mbështet fuqimisht përpjekjen e tyre për të mbajtur epërsinë e arritur në ndeshjen e parë.

TË REJAT NGA SKUADRAT
Renato Sanches doli nga fusha duke çaluar në pjesën e parë gjatë barazimit pa gola të Lille në shtëpi kundër Saint-Etienne në fundjavë. Kështu që portugezi është e sigurtë se do të mungojë në këtë përballje.

Ben Chilwell dhe Reece James janë ende jashtë për Chelsean, me Tuchel që shpreson që Cesar Azpilicueta dhe Callum Hudson-Odoi të rikuperojnë në kohë për transfertën e të mërkurës në Francë.

Formacioni i mundshëm i Lille:

(4-4-2): Leo Jardim; Zeki Celik, Jose Fonte, Sven Botman, Tiago Djalo; Jonathan Bamba, Benjamin Andre, Xeka, Gabriel Gudmundsson; Jonathan David, Burak Yilmaz.

Formacioni i mundshëm i Chelsea:

(3-4-3): Edouard Mendy; Thiago Silva, Andreas Christensen, Antonio Rudiger; Cesar Azpilicueta, Jorginho, Mateo Kovacic, Marcos Alonso; Mason Mount, Kai Havertz, Christian Pulisic.