Napoli në kërkim të vendit të parë në grup e Liverpool për ti prerë shpresat Ajax. Në Champions ka gjithnjë verdikte për të dhënë, sidomos në raundin e pestë të fazës së grupeve. E gjithë vëmendja megjithatë, për futbollin e luajtur dhe spektaklin, është në Camp Nou. Barcelona do të presë Bayern Mynih, por rrezikon të zbresë në fushë e pamotivuar, nëse më parë Inter mund Viktoria Plzen. Vendimtare edhe sfida mes Tottenham e Sporting, me Conte që nuk mund të gabojë në një grup të paqartë.

GRUPI A
Napoli i rekordeve kërkon ta mbyllë bukur historinë në një fazë grupesh historike për të kaltrit. Me pikë të plota 12, skuadra e Spalletti ka mundësinë të sigurojë vendin e parë me një fitore kundër Rangers të vendit të fundit. Skocezët me zero pikë, kanë shënuar vetëm 1 gol e kanë pësuar 16, kështu për Napolin në Maradona nuk duket një problem. Luciano Spalletti i ka të qarta llogaritë në konferencën për shtyp: “Të fitojmë sot është thelbësore sepse do të na lejonte të shkonim në ndeshjen me Liverpool me 15 pikë e të luanim vendin e parë edhe me diferencë golash”. Tekniku ka ndërmend të bëjë lëvizje në formacion, edhe për të freskuar linjat: “Do të jenë 3-4 lojtarë të freskët. Anguissa është i grumbulluar”.

Kështu për Liverpool mund të mos mjaftojë një fitore në Amsterdam për vendin e parë. Për Klopp megjithatë suksesi në transfertë me Ajax do të thoshte kualifikim dhe evitimi i rrezikut të një përjashtimi flagrant në rast të dy humbjeve radhazi. Reds duhet të ngrihen në këmbë pas disfatës në kampionat me Nottingham Forest të vendit të fundit. Holandezët, megjithatë, nuk janë një skuadër e thjeshtë, pavarësisht se pësuan 10 gola në dy ndeshje ndaj Napolit.

GRUPI B
Në krye të Grupit është surpriza Brugges, por lidershipi i belgëve rrezikohet shumë në dy ndeshjet e fundit. Me mbylljen në Wanda Metropolitano, Brugges e ka të qartë se në shtëpi duhet të mposhtë me cdo kusht Porton, ose ta mbajë në distancën e katër pikëve. Cështja është që portugezët nuk kanë alternativë tjetër, me Atletico Madrid që luan kundër Bayer Leverkusen të vendit të fundit. Dy skuadrat ndahen nga 1 pikë dhe në ndeshjet e fundit situata mund të përmbysen. Vendimtare megjithatë raundi i pestë, që do të krijojë një ide më të qartë të atyre që shkojnë në 1/8 dhe asaj që zbret në Europa League.

GRUPI C
Në Camp Nou luhet një sfidë hakmarrje, revanshi e futbolli të madh. Bayern Mynih me 12 pikë zbret në fushë kundër Barcelonës, që është e treta me 4 pikë. Lewandowski ishte në anën e kundërt në 2-8 tronditëse që në Barcelonë e mbajnë mend. Për më tepër polaku është ngacmuar gjatë javës nga ish-shokët e skuadrës, duke i kujtuar eliminimin e mundshëm që në fazën e grupeve. Xavi ka karikuar blaugrana për një ‘remuntada’ të situatës, i thirrur në cështje për dy fitore në ndeshjet e fundit. Tekniku ka deklaruar se të gjithë do të shohin së bashku ndeshjen e Inter para se të zbresin në fushë.

E pikërisht ajo ndeshje mund t’i bëjë të dalin në fushë të pamotivuar. Sepse një fitore e zikaltërve me 7 pikë ndaj Plzen do ta bënte të palvlefshme sfidën e fundit. Zikaltrit kanë marrë 4 pikë në dy ndeshjet direkte. Objektivi i Inter janë 1/8 e Champions dhe kundërshtari është tepër modest për të qenë një pengesë e vërtetë. Por zikaltrit e kanë pësuar shumë herë në këtë pozitë ndaj dhe Simone Inzaghi ngre zërin para takimit kundër Viktoria Plzen. Kjo është ndeshja më e rëndësishme për Inter, nuk ka dyshime: “Nuk kemi frikë se biem në kurth, jemi të përqendruar e të ndërgjegjshëm. Sezonin e kaluar e shfrytëzuam mirë një situatë të analoge. Tani duhet të shfrytëzojmë këtë shans tjetër, duke e ditur se do të ishte e rëndësishme për të gjithë: skuadra, shoqëri, tifozë”. Tekniku gjen edhe Lukakun e bashkë me të Gagliardini ndaj Plzen. Për Brozovic duhet ende kohë, ndoshta kroati mund të jetë gati kundër Sampdorias.

GRUPI D
Një paqartësi totale me të gjitha skuadrat në lojë. Ky grup ndan me vetëm tre pikë të katër skuadrat. E përplasjet mes dy të parave e dy të fundit mund të ndryshojë skenarët. Tottenham do të presë Sporting dhe e vetmja gjë që mendon Antonio Conte janë 1/8. Tekniku e di që një fitore do të thotë kualifikim, duke qenë se është +1 që tani. “Të vazhdojmë më tej do të ishte një rezultat i shkëlqyer për të gjithë” tha Conte duke lënë mënjanë diskutimet për kontratën, dëmtimet apo dy humbjen e fundit në Premier me United e Newcastle. Londinezët kanë fituar 2-0 në ndeshjen e parë ndaj portugezëve, me dy gola në shtesë. Do të mungojnë Richarlison dhe Kulusevski, ndërsa në dyshim janë edhe Romero dhe Højbjerg. Tottenham e ka vetë në duar fatin e tij. Duke fituar kalojnë raundin, pa u dashur të shkojnë të bëjnë rezultat në Marsejë javën e ardhshme.

E njëjta situatë vlen edhe për Marseille, që shkon të luajë në Frankfurt një ndeshje shumë të rëndësishme. Francezët me 6 pikë, megjithatë nëse fitojnë duhet të kontrollojnë ndeshjen e rivalëve të grupit, për të parë situatën dhe shanset për kualifikim.

NDESHJET E MBRËMJES
Champions League Group A
21:00 Ajax – Liverpool
21:00 Napoli – Rangers
Champions League Group B
18:45 Club Brugge – FC Porto
21:00 Atletico Madrid – Bayer Leverkusen
Champions League Group C
18:45 Inter – Viktoria Plzen
21:00 Barcelona – Bayern Munich
Champions League Group D
21:00 Eintracht Frankfurt – Marseille
21:00 Tottenham Hotspur – Sporting CP