Qysh nga bashkëpunimi i tyre për klipin e këngës “Tranova”, Ardian Bujupi e Jasmina Kadriu përfliten për një lidhje të mundshme.


Së fundi lidhur me këtë ka folur vetë këngëtari.

 

Ardiani ishte i ftuar në një intervistë në “Pushime On Top”, ku edhe shuajti kurreshtjen e të gjithëve.

 

“Jasmina është shoqja ime, më ka ndihmuar me klipin unë i çmoj njerëzit që më ndihmojnë. C’ka ndodh në jetën personale mbetet personale”, duke mos zbuluar asgjë më shumë.

Ndryshe, Jasmina është ish konkurrentja e “Për’puthen”, që u përfol shumë për lidhjen e saj m Andin.