liq
Unë kam lemeri nga e kaluara, psikologjikisht, ashtu kot, çasti që ikën nuk më duhet më, nuk ekziston, është asgjë.

Por, nuk mund të mos them se dikur në këtë vend që ka fotografuar sot Lulëzim Gorishova për mua, mësonim not dhe bënim gara noti me gjimnazin, me shokët e shoqe, midis tyre edhe me mikun tim, Halimin.

Nga kjo urë hidheshim. Tani ajo është thyer, shtrembëruar si grua e moshuar me osteoporozë.

Kush hidhet sot që aty pa thyer kokën o ngulur në llucë e batak !!!

Tani aty, te liqeni artificial i Tiranës, mund të bëjnë gara noti vetëm bretkoca, zhapinj, gjarpërinj uji, akrepa, etj.

Më thoni çfarë është ky degradim, kjo lemeri e batërdi !!!