Kim Kardashian ka vizituar së fundmi Vatikanin dhe në fotografitë pranë Kishës Sistine, duket se nuk e ka respektuar kodin e rreptë të veshjes.

E veshur me një fustan dantelle seksi, i cili nuk i mbulonte shpatullat dhe as pjesë të tjera të trupit.

Ylli i KUWTK, u shmang nga veshja konservatore dhe në vend të kësaj zgjodhi të bënte sërish ‘zhurmë’ me veshjen e saj, teksa vizitonte qytetin.

Ekziston një kod themelor i veshjes, të cilit burrat dhe gratë duhet t’i përmbahen kur vizitojnë qytetin e Vatikanit, veçanërisht Bazilikën e Shën Pjetrit dhe muzetë e Vatikanit (përfshirë Kishën Sistine).

Vizitorët duhet të mbulojnë gjunjët dhe krahët e sipërm, ndërsa atyre u ndalohet të mbajnë pantallona të shkurtra ose funde mbi gju, bluze pa mëngë dhe këmisha me krahë të shkurtra.

Megjithatë Kim veshi një xhaketë sipër fustanit, në momentin që vizitoi kishën. Pas këtyre fotove shumë njerëz e kritikuan dhe e cilësuan si mungesë respekti.