E ardhmja e Edinson Cavani duhet të jetë akoma në Manchester. E dëshiron lojtari dhe e konfiormon edhe vetë tekniku i Red Devils Ole-Gunnar Solskjaer: “Mund të them vetëm që Cavani ka bërë mirë, më ka impresionuar. Është përshtatur në mënyrë perfekte në grupin tonë e sigurisht do të ulemi të flasim me të në të ardhmen e afërt. Do të vlerësojmë qëllimet e tij e edhe planet e klubit. Për atë që tregon kontrata e tij jemi vërtetë të lumtur për cfarë është duke bërë në fushë”.

Uruguajani i mbërritur në Old Trafford me parametër zero, pas përfundimit të kontratës me PSG, ka shënuar 6 gola në 17 ndeshje në Premier League, të cilave i ka shtuar edhe 2 asist. Një mesatare që tregon se Cavani shënon cdo 141 minuta, nga 843 që ka qenë prezent në fushë sulmuesi. Shifra që e kanë bindur United dhe teknikun se, pavarësisht 34 vjecëve, uruguajani mund të jetë akoma i vlefshëm e të luajë në nivele të larta.