Zelli për të nxjerrë keq jo vetëm opozitarët e vërtetë kundër Ramës, por edhe ata që nuk pranojnë ti nënshtrohen krejtësisht atij është bërë sporti i preferuar i komentatorëve të rilindjes. Pjesë e këtij sporti është shndruar edhe pyetja: pse PD nuk ka kandidat për president. Në këtë lëmi një kontribut të çmuar ka dhënë edhe Carlo Bollino: në një shkrim të titulluar “Përse PD e Alibeajt refuzon të propozojë një kandidat për President”, gazetari italo shqiptar ka bërë një zbulim. Sipas tre opsioneve që ai ka radhitur për t’iu përgjigjur kësaj pyetje Bollino jep edhe një pas si të çuditshëm. Ndoshta Alibeaj ka frike së mos Rama i miraton propozimin dhe zgjedh presidentin që do ai…thotë ai. “Hipotezat, sipas mendimit tim, janë tre: Ose radhët e opozitës janë tashmë aq bosh brenda saj sa nuk arrijnë të gjejnë as dhe një figurë të vetme që i korrespondon 5 kërkesave që vetë Alibeaj ka vënë si kusht për Presidenti e ardhshëm. Si një fëmijë që kërkon një maçok jeshil pasi e di mirë që një maçok jeshil nuk ekziston. Ose Alibeaj nuk kontrollon tashmë as 20 deputetë të grupit të tij parlamentar, numër minimal për të propozuar një kandidaturë. Ose, në fund hipoteza e tretë, Alibeaj ka frikë se propozimi i tij mund të pranohet” analizon gazetari.