Capital

Reperi i njohur Capital T është në pregaditje të projekteve të tij të reja muzikore të cilat priten të lansohen gjatë festave të fundvitit.

Një ndër to do të jetë edhe një baladë të cilin ai e ka realizuar edhe me klip, xhirimet e të cilit kanë përfunduar vetëm pak ditë më parë.

Kënga do të jetë e zhanrit Rap-baladë, e ndërsa do të jetë produkt i kompanis Authentic Entertainment. Në javët në vijim, reperi pritet të lansoj edhe një duet me këngëtaren Era Istrefi.