Reperi i njohur kosovar Capital T siç duket pushimet e tij i bën shumë ndryshe.

I relaksuar në një shtrat të madh, ai ka përreth tij vajza të bukura të cilat duke përkëdhelur reperin kanë marrë edhe poza seksi.

Capital T këtë verë ka qënë në turet e tij muzikore me hitet e suksesshme dhe bashkëpunimet me artistë të tjerë.

Është fotoja e dytë që këngëtari ka shpërndarë në rrjetet sociale, ku duket i përkëdhelur midis vajzave seksi me bikini.

Në foton e parë ata kanë pozuar në një dhomë mbi krevat, ndërsa në të dytën kanë pozuar mbi një varkë në det.

Nuk dihet ende nëse Capital T është në pushime ëndërrimtare për meshkujt, të paktën kështu shprehen në komente fansat apo bëhet fjalë për ndonjë xhirim klipi muzikor.