Një burrë saudit pretendon se është martuar 53 herë në 43 vjet me qëllim që të gjejë stabilitet dhe paqe mendore, jo kënaqësi personale.


63-vjeçari Abu Abdullah është quajtur “poligamisti i shekullit”. Ai u martua për herë të parë në moshën 20-vjeçare, por pas disa vitesh pati probleme në lidhjen e tij, kështu vendosi të martohej sërish në moshën 23-vjeçare.

 

“Unë u martova me 53 gra për periudha të gjata. E para ishte kur isha 20-vjeç dhe ajo ishte gjashtë vjet më e madhe se unë,” tha Abdullah për televizionin saudit MBC.

 

“Kur u martova për herë të parë, nuk kisha në plan të martohesha me më shumë se një grua, sepse ndihesha rehat dhe kisha fëmijë”, tha ai.

Sipas Gulf news, kur gruaja e tij e parë dhe e dytë kishin probleme me njëra-tjetrën, Abdullah vendosi të martohej për herë të tretë dhe të katërt. Më vonë ai u divorcua nga dy gratë e tij të para.

Abdullah tha se arsyeja e thjeshtë për martesat e tij të shumta ishte kërkimi i tij për një grua që mund ta bënte të lumtur.

 

Ai shtoi se u përpoq të ishte i drejtë me të gjitha gratë e tij. Abdullah tha se martesa më e shkurtër zgjati vetëm një natë. Ai pranoi se ishte martuar me gra të huaja gjatë udhëtimeve të tij të biznesit jashtë shtetit.

“Kam qëndruar tre deri në katër muaj. Kështu që u martova për t’u mbrojtur nga vesi. Çdo burrë në botë dëshiron të ketë një grua dhe të mbetet me të përgjithmonë. Stabiliteti nuk mund të gjendet me një grua të re, por me një të moshuar,” tha Abdullah.

 

Sipas raportimeve, ai tani është i martuar me një grua dhe nuk ka në plan të rimartohet.