Regjisori i njohur nga Zelanda e Re, Taika Waititi, ka shpjeguar se këngëtaren shqiptare nga Kosova Rita Ora njiheshin vite para se të lidheshin. Iu shkonte muhabeti dhe ishin miq të mirë deri në momentin kur ‘vendosën t’i prishin të gjitha ‘ e të fillonin lidhjen e dashurisë tha ai. 

Waititi që ka prejardhje nga komuniteti indigjen Maori në Zelandën e Re i tregoi Louis Theroux në emisionin e tij në BBC britanike se ishte aktori i famshëm britanik Robert Pattinson që e kishte sjellë me vetë Rita Orën në një aheng të tijin ku dhe kishin biseduar dhe kishin vërejtur se kishin shumë të përbashkëta dhe pëlqeheshin mes vete. Por si miq dhe asokohe ishin në lidhje me të tjerë persona.

 

Sa herë takoheshim tha Waititi ishte njejtë e vazhdonim aty ku kishim mbetur me lehtësi. Dikur miqësia e tyre tre vjeçare tyre lulëzoi në romancë pastaj fejesë dhe martesë që u kurorëzua në muajin gusht të këtij viti, siç flitet por nuk është konfirmuar nga çifti. Por kjo ishte konfirmuar nga miqtë e tyre sipas raporteve të mediave britanike.

 

Tashmë flitet se bashkëshortja e Taika Waititi ka ndryshuar emrin në Rita Waititi-Ora shkruan gazeta britanike Daily Mail.

“Ne vijmë nga dy pjesë të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova ndërsa unë nga Zelanda e Re, që janë shumë larg por unë dhe ajo kemi ngjashmëri si persona. Të dy jemi rritur në familje të varfra të klasës punëtore. Babai i saj mbante kafene dhe ajo rrinte aty kur ishte e re. Nëna ime punonte në kafene dhe unë qëndroja poashtu si i ri shumë në ato kafene”.

“Ka mjaft ngjashmëri mes komuniteteve Maori dhe komuniteteve kosovare, ndjeshmëritë tona përputhen mjaft, mendoj unë” ka thënë Waititi.

 

 

Taika i bashkohet gjatë intervistës në dhomën e Ritës dhe ajo shihet e gëzuar dhe thotë se ai është ‘miku i saj më i mirë”.

 

 

Taika dhe Rita thuhet se do të festojnë martesën e tyre me një aheng të madh me miqtë e tyre pasi ceremonia e martesës në Londër ishte intime.