Ish-Presidenti Bujar Nishani shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se Nishani është rikthyer në Sanatorium pasi kaloi koronavirusin, pasi pati të nevojshme ndihmën mjekësore. Ish-kreu i shtetit po trajtohet për pneumoni bilaterale post Covid. Gjendja e tij është stabël dhe ndodhet nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve.

Megjithatë rasti i Nishanit po ndiqet me kujdes dhe në rast përkeqësimi të mëtejshëm mund të dërgohet për mjekim më të specializuar jashtë shtetit.