Nj ë eksperiment në Mbretërinë e Bashkuar ka nisur për të parë nëse dhënia njerëzve të vaksinave të ndryshme të COVID në dozën e parë dhe të dytë funksionon po aq sa dhe ajo që po ndodh aktualisht: përdorimi i të njëjtës vaksinë me dy doza, njofton BBC.

Ideja është të sigurohet më shumë fleksibilitet me përdorimin e vaksinave dhe të ndihmohet në rastet e ndërprerjeve të mundshme të furnizimeve.

LEXO EDHE:
SHBA zgjat me 5 vjet traktatin mbi armët bërthamore me Rusinë
Dhe shkencëtarët thonë se është e mundur që qasja e re mund të sigurojë edhe mbrojtje më të mirë sesa dhënia e të njëjtës vaksinë.

Për ata që nuk marrin pjesë në eksperiment, regjimi aktual mbetet i pandryshuar.

Aktualisht, udhëzimet zyrtare nga Komiteti i Përbashkët për Vaksinimin dhe Imunizimin (JCVI) thonë se kushdo që tashmë ka marrë një dozë nga vaksina e Pfizer/BioNTech ose Oxford/AstraZeneca si pjesë e programit të imunizimit të miratuar në Britani, duhet të marrë të njëjtën vaksinë për të dyja dozat.

Në rrethana shumë të rralla mund të përdoret një vaksinë e ndryshme – nëse është në dispozicion vetëm një vaksinë, ose nuk dihet se cila është dhënë për dozën e parë.

Shkencëtarët kanë arsye të mira për të besuar se mënyra e re e përzierjes që po provohet mund të jetë e dobishme – disa programe të imunizimit për Ebolan përfshijnë përzierjen e vaksinave të ndryshme për të përmirësuar mbrojtjen, për shembull.