Studiuesit britanikë besojnë që COVID-19 ka një aromë specifike, unike nga aromat e tjera.

Për këtë arsye, ata janë duke trajnuar qen për të identifikuar virusin. Kjo shihet si një mundësi shumë e mirë, për të identifikuar rastet COVID në zonat e populluara të vendit, ku është e pamundur që të bëhet gjurmimi i çdo personi me anë të testeve.

Të dhënat e deri tanishme të marra nga stërvitja që i është bërë qenve, ka treguar, se ata kanë identifikuar saktë në masën 88% rastet me virus. Nga 100 raste të dyshuara me virusin, qentë kanë arritur të gjejnë saktë vetëm 12 persona të infektuar. Sakaq, një praktikë të tillë disa muaj më parë e ka ndjekur dhe Zvicra.

Spitali Universitar i Gjenevës (HUG) trajnoi tre qenë për të zbuluar erën e njerëzve të infektuar me koronavirus.

Nuhatësit me katër këmbë, të siguruara nga ushtria zvicerane dhe Shërbimi i Sigurimit i KB, kishin një saktësi gjatë provave rreth 90 përqind. Në rastin e

Covid-19, qentë janë stërvitur të njohin qelizat njerëzore të infektuara.

“Një infeksion virus ndikon në erë, e cila ndryshon në varësi të patogjenit”, sipas Stefan Brotschi, i cili trajnon qen për ushtrinë zvicerane.