Në Brazil ka shpërthyer rasti i biftekut të artë. Gjatë një gjysmë dite pushimi të dhënë nga Tite, disa lojtarë të Seleçaos – Gabriel Jesus, Eder Militao, Vinicius – shkuan për darkë me Ronaldon Fenomenin në një restorant në Doha. Të gjithë porositën një fileto me gjethe ari, një pjatë që kushtonte gati 300 euro. Në Brazil, dikush ishte indinjuar. Në mbrojtje të skuadrës ka dalë Thiago Silva.

Kapiteni i Brazilit, Thiago Silva, iu përgjigj një pyetjeje në konferencën për shtyp: “Së pari, këtu duhet të analizojmë se çfarë bëjmë në fushë. Të vlerësojmë nëse kemi luajtur mirë apo keq. Nuk do t’ia lejoj vetes të flas për atë që ndodh jashtë fushës. Shijuam një pushim të shkurtër, djemtë mund të dilnin me familjet e tyre dhe të darkonin ku të donin. Ndonjëherë më duket se nga diku përpiqen të krijojnë telashe artificialisht. Sikur duan të pengojnë ecurinë e skuadrës, dhe më vjen shumë keq për këtë. Ne por jemi të përgjegjshëm, të qetë dhe të vetëdijshëm për qëllimin final”, tha Thiago Silva.

 

Historia e zakonshme e disproporcioneve mes të pasurve dhe të varfërve, jo vetëm në Amerikën e Jugut. Treqind euro për një biftek nuk janë asgjë për dikë që fiton miliona euro në vit. Por në Brazil paga minimale është rreth 250 euro, më pak se një biftek i artë në Katar. E megjithatë, lojtarët e Selecao kanë të drejtën edhe të zbaviten, për të larguar presionin e një turneu si Kupa e Botës.