Kameruni po përballet me perspektivën e vështirë për të mundur Brazilin në stadiumin Lusail Iconic. Një fitore që afrikanëve i duhet për të kaluar në fazën eliminatore të Kupës së Botës. Duke marrë vetëm një pikë nga dy ndeshjet e tyre të para, Luanët e Paepur duhet të fitojnë dhe të shpresojnë në dy rezultate në ndeshjen tjetër. Për Kamerunin shërben vetëm një barazim, ose që Serbia të mundë Zvicrën me një gol diferencë në ndeshjen tjetër në Grupin G. Brazili, në anën tjetër, i duhet vetëm një pikë për të blinduar vendin e parë.

KAMERUNI

Kameruni e nisi fazën e grupeve me një humbje 1-0 ndaj Zvicrës, e teta radhazi në Kupën e Botës për skuadrën afrikane. Luanët e Paepur e thyen serinë negative me një pike kundër Serbisë. Performanca e skuadrës së Song mbahet mend për rikuperimin nga 3-1 në 3-3, që i dha të drejtën që Kameruni të ketë diçka për të luajtur në fund kundër 5 herë kampionëve të botës. Sigurisht, duhet treguar vendosmëri nëse duan të marrin ndonjë gjë kundër favoritit të madh të turneut. Ndërsa ata pa dyshim do të jenë outsiders, Song shpresojë se skuadra e tij mund të jetë në gjendje të përfitojë duke luajtur kundër një Brazili që mund të mos jetë aq i fortë sa në ndeshjet e mëparshme, për shkak se janë pothuaj të sigurtë për vendin e parë në grup.

 

BRAZILI

Ashtu siç pritej, Brazili ka rezervuar vendin e tij në 16 më të mirët, duke fituar dy ndeshjet e para në Kupën e Botës. Një sukses që Brazili e arrin për herë të parë që nga viti 2010, ku shkoi deri në çerekfinale. Selecao nuk ka pësuar ende asnjë gol në turne, duke e filluar me një fitore 2-0 kundër Serbisë dhe duke kaluar 1-0 pastaj edhe Zvicrën. Nëse Richarlison me dygolëshin në debutim mund të parashikohej, zgjidhja që erdhi nga Casemiro në takimin e dytë ishte disi e papritur, duke pasur parasysh grupin e talenteve ofensiv të Tite. Të dy skuadrat u takuan për herë të fundit në ndeshje competitive në fazën e grupeve të Kupës së Botës 2014. Në Botërorin e shtëpisë Brazili doli fitues 4-1, falë një dygolëshi të Neymar dhe golave ​të Fred e Fernandinho. Ky rezultat do të ishte më se i mjaftueshëm për Selecaon të premten, që shkon drejt një përplasje të përballueshme në 1/8, me të dytën e Grupit H, me shumë gjasa Gana ose Uruguai.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Kamerunit:

Epassy; Fai, Castelletto, Nkoulou, Tolo; Hongla, Anguissa, Kunde; Aboubakar, Choupo-Moting, Toko Ekambi

Formacioni i mundshëm i Brazilit:

Alisson; Militao, Marquinhos, Silva, Telles; Casemiro, Guimaraes, Paqueta; Antony, Jesus, Vinicius Jr

PRECEDENTËT

Kamerun -Brazil

Games won: 1

Games drawn: 0

Games lost: 5

24 Jun 1994 Brazil v Cameroon L 3-0 FIFA World Cup

13 Nov 1996 Brazil v Cameroon L 2-0 International Friendly

31 May 2001 Brazil v Cameroon L 2-0 FIFA Confederations Cup

19 Jun 2003 Brazil v Cameroon W 0-1 FIFA Confederations Cup

23 Jun 2014 Cameroon v Brazil L 1-4 FIFA World Cup

20 Nov 2018 Brazil v Cameroon L 1-0 International Friendly