Duke marrë shkasë nga ngjarjet e fundit në Afganistan, Europa është e shqetësuar nga mundësia e një vale të re refugjatësh. Ndërsa qytetarët afganë po bëjnë përpjekje të dëshpëruara për t’u larguar nga vendi i pushtuar prej talebanëve, presidenti francez Emanuel Macron zotohet të ndalë vërshimet drejt kontinentit të vjetër, dhe thotë se Europa do të krijojë një mekanizëm për t’u mbrojtur nga emigrantët e paligjshëm.

Destabilizimi në Afganistan rrezikon të sjellë emigracion të paligjshëm në Europë. Franca do të vijojë të ndihmojë ata që janë më të kërcënuar. Por Afganistani duhet të mobilizojë forcat e veta. Europa nuk mund të vuajë pasojat e situatës aktuale” tha Makron.

Kryeministri Boris Johnson kërkoi mbajtjen e një samiti të G7-tës, ndërsa Këshilli për Punët e Jashtme të BE, mblidhet me urgjencë për të diskutuar zhvillimet. Sakaq, kancelarja Angela Merkel pranon se kishin gabuar të gjithë kur kishin besuar se forcat afgane mund t’i bënin rezistencë talebanëve.