Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell ndodhet gjatë një vizite zyrtare në Tiranë dhe pasi ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediet. Kryeministri Rama ku u diskutua kriza ekonomike dhe sanksionet kundër Rusisë.

Gjatë fjalës së tij, Borrell konfirmoi se Bashkimi Europian do të miratojë paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë të cilat sipas tij do të godasin edhe më fort ekonominë dhe tregtinë e mallrave ruse. Gjithashtu, Borrell ngjashëm me retorikën njësoj si Rama deklaroi se rritja e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore është globale për shkak të luftës.

“Rritja e çmimeve është jo vetëm në Shqipëri dhe ka formuar një problem në ekonominë botërore. Është një proces që ka nisur me rritjen e çmimeve të energjisë të naftës të karburanteve. Jemi të varur nga kjo rritje e çmimeve sepse Rusia po e përdor si armë. Rritja e çmimeve është si pasojë e eksporteve. Unë kur pagova faturën e energjisë në Spanjë ishte 50 euro kurse tani paguaj 500 euro. Nafta ka shkuar në Buksel më shumë se 2 euro litri. Kjo do të ndikojë në vendet e varfra. Ndalimi i eksportit të grurit nga Rusia do të krijojë problem të madh por vendet e BE duhet të bashkëpunojnë për ta përballuar këtë krizë. Gjithashtu kjo do të jetë kriza më e madhe humanitare për BE. Duhet tio vendosim kosto të madhe Rusisë duke mbështetur Ukrainën. Populli shqiptar është i vendosur për të qëndruar plotësisht në anën e të drejtës ndërkombëtare”, përfundoi Borrell.