Një ditë më parë Dibra dhe disa qarqe të vendit janë përfshirë nga reshjet e borës.  Trashësia varion nga 10 cm në qytet deri 25-30 cm në zonat e thella. Burime për abcnews.al bëjnë me dije se rruga nacionale Peshkopi Tiranë kalohet pa probleme.

Rruga Peshkopi – Kukës kalimi me zinxhirë, pasi përveç borës në orët e para të mëngjesit ka pasur edhe ngrica, Peshkopi – Qafë Draj kalimi me zinxhirë.

Ura e Çerenecit – Librazhd kalimi bëhet pa probleme deri në Ostren më tej përdorimi i zinxhirëve është i detyrueshëm.

Situata në njësitë administrative është e qetë, në zonat e thella lëvizin vetëm mjete të kalueshmërisë së lartë (foristrada me zinxhirë) pasi nuk ka mjete borëpastruese në zona. Probleme me energjinë elektrike nuk ka pasur, ndërkohë që nga komunikimet që kemi me institucionet shëndetësore, nuk ka pasur emergjenca shëndetësore.