Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburanteve ne vend. Nafta është rritur sërish, duke u shitur me 252 lekë për litër. Rezulton se çmimi i naftës është rritur me 9 lekë pasi në mbledhjen e kaluar u vendos që të shitej me 243 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës nga 235 Lekë/litri, në 241 lekë/litri nga sot. Ndërsa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot pasdite dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme.