Tre lekë më pak do të shiten nafta në pikat e karburantit nga pasditja e kësaj të enjteje. Konkretisht nga vendimi i fundit i marrë një litër naftë do të tregtohet më 258 lekë, nga 261 lekë që tregtohej më parë. Në ulje të lehtë është dhe çmimi gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të ë jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.
Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.
Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:
- 258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm ULSD të standardit SSHEN 5902018;
- 239 Lekë/litri për benzinën Prem Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
- 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;”, njoftohet.