Marrëdhënia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt ka qenë një nga më të përfolurat në mediat rozë. Lidhja e tyre, më pas ndarja, ribashkimi dhe pranimi i dashurisë publikisht dhe në fund shkëputja e marrëdhënies së dashurisë i ka vendosur ata gjithmonë në qendër të vëmendjes.
Së fundmi Donald Veshaj ka folur pas ndarjes së bujshme nga Bora Zemani. Në emisionin e fundit të emisionit “Binjakët”, ai iu përgjigj pyetjeve të vëllait binjak Romeo Veshaj, në lidhje me dashurinë e fundit, që i bie të jetë Bora.

Aktori tha me bindje të plotë se të gjitha të dashurat i ka dashur njësoj, pa i dhënë ndonjë rëndësi të veçantë lidhjes me Borën. Po ashtu, i vëllai e pyeti nëse mund të kishte shanse për ndonjë rikthim, pyetje të cilës ai iu përgjigj në mënyrë absolute që jo, madje dhe nëse ajo i lutet.
Mesa duket, këto fjalë kanë në veshin e Bora Zemanit, e cila si rrallëherë ka vendosur që të reagojë në rrjetet sociale. Teksa ka ndarë foto në “Instagram”, ajo ka shkruar:
“Heshtja është më e mirë se të flasësh idiotësira”.