Të paktën 12 persona humbën jetën, ndërsa me dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur pas bombardimeve që Rusia bëri në qytete të ndryshme të Ukrainës, përfshirë edhe Kievin gjatë së hënës, si shenjë hakmarrje ndaj sulmit në urën e Krimesë. Pas sulmeve ka reaguar edhe presidenti Volodymyr Zelensky, i cili është shprehur se Putin ka përdorur në këto sulme dronët Shahed, të cilët i mori nga Irani. Ndër të tjera, në videomesazh Zelensky u kërkoi ukrainasve që të vendoseshin në zona të sigurta.

Sipas Presidentit të Ukrainës, objektivat e ushtrisë së Putin ishin dy: rrjeti energjetik, dhe civilët. Ndërkohë, kryeministri Denis Shmyhal tha se të paktën 11 objektiva në infrastrukturë kanë pësuar dëmtime duke lënë shumë zona pa energji elektrike.