1207-1024x696
Une isha në Bruksel gjatë takimit të dy parlamenteve dhe dua të them dy fjalë: ajo që kuptova është se Evropa kërkon të na integroje por ne nuk duam.

Në fakt e krijova këtë pershtyje duke parë menyren sesi tolerojne defektet e sistemit tonë, varferine ekonomike, korrupsionin, ineficencen e administrates shqiptare, padrejtesine, tendencen për të ikur nga vendi si dhe mungesen e gravitetit të plote të shumices se reformave që bëjmë.

Edhe progres raporti I fundit ishte shkruar më mire se cdo ta shkruante cdo shqiptar që iken në emigracion sot. Kur them këtë jam I bindur se Evropa ka vendosur të na integroje keshtu si jemi, pa e humbur durimin. Dhe unë besoj se kjo është qasja me e drejte. Me mire një vend qe integrohet kështu sic është në Evrope sesa një popull që për shkak të lodhjes detyrohet të emigroje në Rvrope, nga pak cdo dite, derisa të zvogelohet në piken kur bëhet I paqeverisshem.

Ne të vertete prej disa vitesh besoj se Evropa bën cdo perpjekje per të na afruar dhe në bejme cdo perpjekje për tu larguar.

Kjo ndodhi edhe në Bruksel para dy ditesh.

Duket sikur prej disa vitesh në parlamentin tonë ka dy pale: një palë që kërkon të bashkohet me Evropen dhe tjetra e e pengon. Në fakt megjithese të dyja palët ndryshojne herë pas here vendet është vetem një pale qe humb: është pala e tretë.

Ajo e shqiptareve.

Per faj të truqeve qq ky kuvend apo palet politike në këtë vend I ngrene njera- tjetres me një fantazi qe do ishte per tu patur zili nga cdo I cmendur, integrimi I shqiptareve në Evrope shtyhet dhe shtyhet dhe nuk mbaron kurrë por vetem fillon dhe rifillon.

Disa vite me parë në shpikem qarkun e Fierit, tani ka arsye të tjera që lidhen sa me procedurat e deri me ping pongun absurd se kush duhet të kalojë me shpejt në kalendat greke të ketij parlamenti : ligji i dekrimininalizimit apo reforma në drejtesi.

Këtë degjova në Bruksel edhe gjatë kësaj jave.

Jam I bindur qe europarlamentarët që flasin me ne ia bejnë këtë pyetje vetes: a janë të gjitha palet në Shqiperi dakort për tu integruar në Evrope?

Unë them se janë, por seicila me kushtet e veta.

Por meqe ky debat u zhvillua edhe në parlamentin Evropian dua ta sjell edhe këtu.

Koleget e opozites kushtezuan reformen në drejtesi jo në thelb, por në procedure. Sipas tyre, ky parlament I mbushur me kriminelë nuk ka të drejtë morale të miratojë reformen në drejtesi dhe më parë duhet të kryhet dekrimininalizmi, pra pastrimi I kuvendit dhe pastaj të votohet reforma në drejtesi.

Nuk është një qasje që duhet të hidhet poshtë detyrimisht për sa kohë që është afermendesh që kriminelët nuk mund të zgjedhin gjykatësit dhe prokurorët e tyre.

Në të vertete ky është një perceptim popullor qe në bejme ligje që I kapin të gjithe pervec nesh.

E megjithate unë vetë jam me opsionin e kundërt.

Eshtë e vërtetë se ky parlament nuk I ngjan asnjë parlamenti tjetër në Evrope sot .Ka aq shume njerëz me të shkuar kriminale saqe nganjëherë të duket vetja në kushte paraburgimi. Eshtë në turpin e atyre që I futen, që i përdorn për të marre vota duke e ditur se kush ishin dhe sigurisht në turpin e atyre që i mbrojne ende sot. Ky parlament do hyjë në analet e shtetit shqiptar si më qesharaku i të gjitha kohërave.

Por fatkeqesisht ai është legjitim.

Populli shqiptar qe nuk ka një oferte tjeter, përvec dy ofertave, i votoi pa parë emrat por duke parë vetëm listat e partive.

Pra cdo njeri këtu megjithese nuk është në vendin e vet është I votuar.

Pyetja ime është kjo:

A do ishte ky parlament kaq I shemtuar dhe I ndotur nëse Shqipëria do kishte drejtesi? Sigurisht që jo. Drejtesia do ishte dhe duhet të jetë pengesa kryesore e ndotjes politike. Një drejtësi e pavarur e cila nuk barazon kriminelin me të drejtin, nuk fsheh krimet dhe nuk favorizon korrupsionin është e vetmja mundësi për ta pastruar këtë parlament.

Unë vetë nuk besoj me se dy palët politike dhe ata që marrin vendime në emër të tyre kanë fuqinë dhe aftesinë e duhur për të pastruar parlamentin. Ka vetem dy mundesi që nuk janë konsumuar:

E para është populli shqiptar. Nëse ai merr vendime për të na nxjerrë të gjitheve jashte këtë nuk e ndalojmë dot.

E dyta është drejtësia. Nëse drejtesia funksionon një pjese e madhe e antareve të këtij kuvendi nuk do shkelin më këtu.

Për shkak se e kam këtë bindje prej kohesh unë besoj se refoma në drejtesi është reforma e reformave. Nese ka një punë që nuk mund ti ikim është reformimi I drejtesise jo vetem si kusht I Bashkimit Evropian, por në radhe të pare si shpagim. Ky parlament mund të lajë llogaritë me zgjedhësit e vet vetëm duke reformuar drejtësinë.

Ose me sakte duke iu dorezuar drejtesise.

Ky do ishte I vetmi akt moral qe ia vlen të mbahet mend prej nesh. Prandaj them se cdo truk procedurial për të kushtëzuar dekrimininalizmin me reformimin e drejtesise është i pavend dhe I pagjetur si truk.

Vetem drejtesia mund ta përmiresojë politikën shqiptare. Vetem një drejtesi e pavarur mund të na detyroje të kemi frike nga ligji, të ndëshkohemi dhe të mbajmë pergjegjesi për aktet tona.

Ka një debat të madh sot në vend se kush meriton të shkoje në burg dhe në fund të fundit për cfare.

Sot shkon në burg si Shofer, për shkelje semafori, shkon në burg si Student, se proteston, shkon në burg si Konsumator se s’paguan energjine, shkon në burg si Fukara se ndërton catine e shembur të shtepise, shkon në burg si Klient se nuk ke kupon, shkon në burg si Biznesmen se nuk ke paguar gjithe taksat, shkon në burg si Gazetar se mund të kesh thene të verteten apo ta kesh shtremeruar ate. Po si Politikan a shkon në burg? Deri tani jo.

Ka një ndryshim mes gjithë këtyre zanateve që permenda. Ata janë të gjithe zgjedhes, edhe shoferët, edhe studentet, edhe klietet, edhe të varferit, edhe biznesmenet. Janë zgjedhes. Ndërsa ne jemi të zgjedhur.

Dhe unë kam një pyetje për të gjithe ne:

Nëse shkon në burg si zgjedhes, po si i zgjedhur a shkon në burg?

Ne ende nuk kemi bërë asnjë reformë për të ndeshkuar veten. Edhe kur kjo është e detyrushme në perdorim procedurën për të shmangur drejtesinë. Atëherë a kanë të drejtë zgjedhësit në këtë rast fukarenjte, të varferit, klientet, studentet, sipermarresit dhe gazetarët të na pyesin:

Po ju a shkoni në burg dhe nëse shknoi kur do shkoni?

Unë them se ka ardhur koha për ti dhënë një pergjigje që vonohet prej 25 vitesh me koston e një vendi I cili ka humbur 1 milion banorë në emigracion, humb 100 mijë që kanë ikur vetëm gjatë ketij viti, nuk punëson dot 70 për qind të nxenesve që edukon dhe aplikon deri në 10 përqind të popullsise pra afro 200 mijë vetë për llotarine amerikane.

Ne nuk mund të mos kemi një pergjigje për këta njerëz. Ata nuk po ikin vetëm se janë të varfer. Ata po ikin sepse shohin se njerëzit që bëjnë më shumë dëme nuk ndëshkohen. Ndeshkimi I tyre për pandëshkueshmërinë tonë është braktisja. Ne jemi një klasë politike të ciles po I ikin zgjedhesit e vet.

Prandaj ka ardhur koha të ndëshkojmë veten tonë.

Ka ardhur koha që në vend të shqiptareve të ikim ne. Ose ti dorzohemi papunesise ose ti dorzohemi drejtesise.

Rruge të tretë për në nuk ka.