blicii
E përditshmja serbe Blic ka botuar sot një artikull në sajtin e saj online, ku shkruhet se shumë zyrtarë ndërkombëtarë perëndimorë po refuzojnë të dënojnë në deklaratat e tyre siç e quajnë ata “terrorizmin e shqiptarëve”, dhe në vend të kësaj ata po lëshojnë deklarata përgjithësuese për “grupe kriminale”, eventualisht “incidente ndëretnike”. Përfaqësues të BE-së, SHBA-së dhe të NATO-s po mënjanojnë dënimin e akteve “terroriste”, pavarësisht faktit se këto grupe provokuan konfliktin në Maqedoni. Blic shkruan se perëndimi po sillet si në rastin e Maqedonisë në vitin 2001, kur Maqedonia pothuajse ishte ndarë nga valët e dhunës.

Ndërkaq një bashkëbisedues për Blicin serb ka thënë se Perëndimi po sillet me dashamirësi ndaj “terrorizmit shqiptar”. Sipas tij, mendimi i tyre për këtë gjendje ka ardhur si pasojë e interesave të ndryshme të vendeve.

Historiani serb, Bojan Dimitrijeviq ka thënë se elita politike shqiptare e ka fuqinë dhe paratë që të influencojë qarqe të caktuara të Perëndimit. Ai poashtu ka thënë se Shqipëria është aleanca më e devotshme ndaj SHBA-së dhe një pjese të Evropës.