Blero

Këngëtari i suksesshëm shqiptar, Blero, ka hedhur poshtë raportimet e mediave se ai është arrestuar nga policia.

Sipas raportimeve të Indeksonline, Blero u arrestua në qendër të Prishtinës, pas një zënke me policinë.

Por, këngëtari i ka mohuar këto raportime. Ai për Telegrafin ka spjeguar ngjarjen dhe thotë se thjesht është intervistuar.

“Pasi dola nga një prej lokaleve të qytetit, unë u drejtova me veturë për në destinacionin tim. Por, më pas komunikacioni u bllokua për shkak të një kamioni dhe kjo pak sa më acarroi mua dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, pasi bllokimi u shkaktua kot së koti. Më pas bashkë me policët u drejtuam në stacion (duke mos qenë i arrestuar) për të dhënë sqarimet e mia rreth asaj ngjarje”, theksoi Blero.

Ai thotë se portalet krijuan spektakël nga kjo ngjarje, duke thënë se është gjithçka tjetër pos arrestim.

“Për pjesmarrësit e shoubizit në industrinë botërore arrestim i thuhet dhe për ta shkruhet se janë arrestuar kur kanë pasur narkotikë, apo përdorim të armëve pa leje, ngasje të veturës pa patent shofer. Unë thjesht kam shprehur habinë time për bllokimin kot të komunikacionit dhe thjesht u zhvillua një bisedë me policinë”, përfundoi ai.

Ndryshe Blero publikoi së fundmi me tekst këngën “Inati” dhe me videoklip me Dhuratën, “Shumë o ka ma don”.