Deri më datën 30 Prill në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Besfort Lamallari, aktualisht zv/ministër. Ministri Bledi Çuçi ia ka deleguar detyrën Lamallarit dhe ky i fundit do të ushtrojë kompetencat si Ministër i Brendshëm deri në fund të muajit Prill.

“Këto kompetenca do të ushtrohen për periudhën e sipërpërmendur me ndërprerje vetëm në rastet kur kompetencat rimerren nga titullari i institucionit”, thuhet në vendim.

Vendimi vjen për shkak të përfshirjes së Çuçit në fushatë elektorale.