E paraqitur në kopertinën e britanik Vogue, 19-vjeçarja veshi një gardërobë të re duke treguar format e saj, menjëherë pasi la flokët jeshile për bionde.

Eilish tha se dëshironte të eksploronte bukurinë e korseve, për të cilën tha se e dinte se do të shqetësonte njerëzit, por gjithashtu tërhiqej nga funksioni i tyre origjinal kufizues.

Ky është një ndryshim i madh për Eilish, e cila tha në intervistë se trupi i saj është “pasiguria e saj më e thellë” dhe ishte arsyeja fillestare e depresionit të saj kur ishte më e re, gjë që e bëri atë të vishte rroba të gjera.