Këngëtarja Billie Eilish është akuzuar sërish nga fansat për racizëm.

Përmes rrjetit të saj social  , Billie ka treguar se  Cindy  nga “The Boondocks” është personazhi i saj i preferuar i filmave vizatimorë. “Personazhi im i preferuar do ishte Cindy nga “The Boondocks”, sepse ajo është si unë. Ajo jam unë, nëse thjesht do të bëja të gjithë gjërat që kam menduar të bëj”, u shpreh ajo. Mirëpo deklarata e këngëtares nuk është pritur mirë nga fansat të cilët kanë komentuar se“The Boondocks” është një serial i animuar, i nojur për përdorimin e satirës afro-amerikane. Cindy është një kukull me ngjyrë të bardhë, por flet me një theks afrikano-amerikan e cila është e pavetëdijshme për problemet me racizmin.”Kjo që Billie vazhdon të bëjë nuk është normale. Në fillim tallet me aziatikët, tani me njerëzit me ngjyrë” ka shkruar një ndjekës.