Bill Gates ish-CEO i Microsoft dhe një nga personat më të pasur në botë, tha në një Twitter n se ai dhe gruaja e tij prej 27 vitesh, Melinda Gates, po divorcohen.

“Pas një mendimi të gjatë dhe shumë pune në marrëdhëniet tona, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës tonë,”.

“Gjatë 27 viteve të fundit, ne kemi rritur tre fëmijë të mrekullueshëm dhe kemi ndërtuar një fondacion që punon në të gjithë botën për t’i mundësuar të gjithë njerëzve të bëjnë jetë të shëndetshme dhe produktive”.

Ata nuk dhanë ndonjë detaj tjetër rreth ndarjes. Çifti postoi deklaratën në llogaritë e tyre përkatëse në Twitter.

Të dy filluan të njihen në 1987 pasi u takuan në një shfaqje tregtare në New York. Ata u martuan në Ditën e Vitit të Ri në 1994.

Melinda Gates për pak kohë punoi për Microsoft dhe u bë menaxhere e përgjithshme e produkteve të informacionit por u largua nga kompania në 1996.

Të dy filluan fondacionin Bill dhe Melinda Gates në vitin 2000 dhe kanë dhuruar dhjetëra miliarda dollarë.