Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, bën me dije se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 343.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orë janë dhënë 498 doza të vaksinës kundër Covid.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1, 665, 209 doza kundër Covid.

Deri më sot 780, 327 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158, 010, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 2, 990 qytetarë.