Dymbëdhjetë persona janë plagosur ndërsa shtëpitë janë shkatërruar pasi forcat ruse sulmuan qytetin jugor të Ukrainës, Mykolaiv, shkruan CNN.

“Armiku bombardoi qytetin masivisht gjatë natës.  Rusët po shënjestrojnë zonat e banuara, qendrat tregtare, dhe ndërtesat e banimit”, tha Kyrylo Tymoshenko, nënkryetar i zyrës së Presidentit, në Telegram.

Oleksandr Sienkevych, kryebashkiaku i Mykolaiv, tha se dy spitale u dëmtuan nga bombardimet, por nuk kishte të lënduar. Administrata ushtarake rajonale tha se forcat ruse vazhduan  të sulmojnë komunitetet përreth Mykolaiv, por fatmirësisht nuk është raportuar për viktima.

Fshatrat përgjatë kufirit midis Mykolaiv dhe Kherson janë bërë vijat e frontit ndërsa forcat ukrainase përpiqen të depërtojnë në mbrojtjen ruse në rajon. Ndëkohë 7 persona janë zhdukur pas shpërthimeve të shumta gjatë natës në qytetin e pushtuar nga Rusia Nova Kakhovka, sipas autoriteteve atje.

Qyteti, në rajonin jugor të Ukrainës, Kherson, u trondit nga shpërthime të shumta të hënën, ndoshta më i madhi që nga fillimi i luftës.

Shtatë njerëz janë të zhdukur, ka shumë të ngjarë të jenë nën rrënoja. Ne nuk kemi informacion të saktë për momentin.  Unë mendoj se numri do të rritet për shkak të shkatërrimit në masë,” tha Leontev.