Në 24 orët e fundit, janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki: 9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh. Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,658 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Prill 2022)

Raste të reja ditore 16

Të shëruar në 24 orë 32

Të shtruar në spitale 8

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 772

Testime totale 1,793,981

Raste pozitive 274,520

Raste të shëruara 270,658

Raste Aktive 366

Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 207

Vlorë 42

Fier 25

Berat 21

Shkodër 17

Gjirokastër 17

Elbasan 15

Korçë 14

Durrës 6

Kukës 2